LAJMI I FUNDIT:

Qeni me lëkurë tigri

Qeni me lëkurë tigri

Kur e shikoni nga largësia me siguri do të ju duket se në bar qëndron i shtrirë një tigër, por me t’iu afruar e shihni kafshën duke u ngritur dhe duke lëvizur bishtin do ta kuptoni se megjithatë ai është qen “në lëkurë tigri”.

Në Kinë kohët e fundit është bërë modë ngjyrosja e kafshëve shtëpiake për tu dukur si një kafshë tjetër e egër. Kështu retriveri i artë bëhet tigër, ndërsa qentë e vegjël leshatakë ngjyrosen për t’i përngjarë këlyshëve të pandës.

Megjithatë ende nuk dihet se si pronarët e qenve arrijnë t’i bindin manarët e tyre të rrinë të qetë derisa i ngjyrosin. /Telegrafi/