LAJMI I FUNDIT:

Hamburgeri më i madh në botë

Hamburgeri më i madh në botë

Hamburgerin më të madh në botë e krijuan në restorantin e ushqimit të shpejtë, Ambrosia On The Spot, në Sydney të Australisë.

Për më shumë se 24 orë e përgatitën hamburgerin e rëndë 95 kilogramë, të cilit ia hodhën edhe 120 vezë, 120 copa djathtë, 2 kilogramë sallatë dhe 21 kilogram bukë. Atë e përgatiti Joe El-Ajouz, pronar i restorantit.

Për të thyer rekordin e Guinnessit, hamburgeri duhet të jetë në menynë e restorantit një vit rresht. El-Ajouz tha se mysafirët për ta blerë hamburgerin duhet t’i ndajnë rreth 1000 euro dhe duhet ta porosisin më herët. /Telegrafi/