LAJMI I FUNDIT:

Britanikët vishen pa shije edhe në pushime

Britanikët vishen pa shije edhe në pushime

Faqja e internetit për udhëtarë, “TripAdivosr”, kreu një hulumtim në 2717 turistë evropianë. Britanikët u shpallën turistët me veshjen më të keqe në Evropë, ndërsa pas tyre vijnë menjëherë gjermanët.

Më të mençurit janë italianët dhe francezët. Britanikët janë të njohur për gabimet në modë siç janë mbathja e çorapeve me sandale.

Emailin gjatë pushimeve e kontrollojnë 87 për qind e turistëve francezë dhe më shumë se një e katërta e britanikëve.

Derisa 93 për qind e britanikëve përpiqen të flasin gjuhën lokale derisa janë jashtë shtetit, rreth 20 për qind e francezëve as që përpiqen fare ta bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/