LAJMI I FUNDIT:

Rekord i ri botëror për lojën më të gjatë të pokerit

Rekord i ri botëror për lojën më të gjatë të pokerit

Ylli i pokerit Phil Laak theu rekordin botëror për lojën më të gjatë të pokerit, duke qëndruar i ulur për më shumë se 79 orë në tavolinë dhe duke thyer rekordin Guinness si dhe rekordin jozyrtar të njohur në botën e pokerit.

Laak, 37-vjeçar, pasi theu rekordin jozyrtar tha se kishte planifikuar të luante së paku 90 orë pa ndalë, që do të ndodhte rreth orës 6:00 të mëngjesit sipas orës lokale të dielën.

“Ka pasur disa momente kur kam menduar se nëse zgjohem më nuk jam në gjendje të vazhdojë lojën”, tha Laak, i cili ka fituar më shumë se 2.5 milionë dollarë nëpër garat gjatë karrierës së tij. Mijëra vetë përcollën përpjekjen e tij katër ditësh nëpërmjet kamerës.

Laak, i cili filloi garën në orën 1:00 sipas orës lokale të mërkurën në Hotel-Casino Bellagio, ishte lejuar një pushim pesëminutësh për çdo orë të luajtur. Ai angazhoi një kuzhinier i cili e furnizonte atë me ushqim çdo pesë orë. /Telegrafi/