LAJMI I FUNDIT:

Ose haji të gjitha, ose paguaje dënimin!

Ose haji të gjitha, ose paguaje dënimin!

Pronarja e një restoranti në Australi, e cila është mërzitur duke parë mbetjet e ushqimit nëpër pjata - ka urdhëruar mysafirët e saj të hanë tërë ushqimin e servuar, ose në të kundërtën do të paguajnë dënimin.

Përveç kësaj, Yukako Ichikawa ka ofruar lirim të çmimit 50 për qind për mysafirët të cilët hanë tërë ushqimin që kanë porositur, në restorantin e saj, që gjendet në Wafuu, paralagje e Sydneyt.

Pronarja në restorant dhe në jetë i është përkushtuar ruajtjes së planetit Tokë. “Për të kontribuar në krijimin e një ardhmërie të qëndrueshme, ne kërkojmë vetëm pak më shumë prej mysafirëve në krahasim me restorantet tjera”, tha pronarja. /Telegrafi/