LAJMI I FUNDIT:

Pinguinët pasojnë topin si profesionistë

Pinguinët pasojnë topin si profesionistë

Kampionati Botëror i Futbollit në Afrikën e Jugut po afrohet, ndërsa në euforinë që ka kapluar botën në prag të kësaj ngjarjeje nuk kanë shpëtuar as kafshët.

Kështu në një kopsht zoologjik në Seul vizitorët panë stërvitjen e pinguinëve, të veshur me ndërresa të ekipit kombëtar, të cilët po përgatiten për ndeshje të rëndësishme. /Telegrafi/