LAJMI I FUNDIT:

Fatlumi më i madh në Kinë

Fatlumi më i madh në Kinë

Skena e xhiruar në Kinë nuk shihet për çdo ditë. Kamera e rrugës incizoi një fatkeqësi komunikacioni në të cilën u përshinë dy automjete personale dhe një autobus, por në qendër të vëmendjes ishte një çiklist, i cili shpëtoi pa therë në këmbë.

Kamera e rrugës në Kinë incizoi automobilin, i cili me shpejtësi të madhe goditi një automobil tjetër duke e shtyrë më shumë se dhjetë metra.

Gjatë kohës së fatkeqësisë së komunikacionit, çiklisti kaloi nëpër udhëkryq saktë ndërmjet tri automjeteve.

Po të ishte pak më i shpejtë ose i ngadalshëm, me siguri do të kishte vdekur, por sipas të gjitha gjasave ai duhet t’i ndërrojë vetëm të brendshmet. /Telegrafi/