LAJMI I FUNDIT:

Misteri i papagajve të “dehur” në Australi

Misteri i papagajve të “dehur” në Australi

Qindra papagaj të dehur po bien nga degët dhe qielli në një qytet në veri të Australisë, duke lënë të habitur veterinerët të cilët po luftojnë që të kujdesen për ta.

Papagajtë shumëngjyrësh po dëshmojnë shenja klasike të dehjes duke humbur baraspeshën gjatë fluturimit, e më pas pushimit nëpër kafaze derisa marrin veten nga “marramendja”.

“Ata vërtetë duken si të dehur”, thotë Lisa hasen, një veterinere në spitalin e kafshëve në Palmerston, afër Darwinit.

“Ata bien nga degët… dhe s’kanë koordinim fare gjatë fluturimit. Hidhen në ajër dhe bien në tokë, s’munden të fluturojnë”.


Hansen tha se nuk dihet me siguri çfarë i shkakton këto simptome, edhe pse mund të jenë bimët që ata hanë. Teori tjera janë se ata janë të infektuar me ndonjë virus misterioz. /Telegrafi/