LAJMI I FUNDIT:

Dy prezervativë falas për Kampionatin Botëror të Futbollit

Dy prezervativë falas për Kampionatin Botëror të Futbollit

Organizatorët e Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut mendojnë për të gjitha, kështu vizitorët e Botërorit të sivjetmë kanë siguruar prezervativë gratis. Në “pakon e mirëseardhjes”që i pret adhuruesit e futbollit në dhomat e hotelit gjenden edhe prezervativët dhe një udhëzues për seks të sigurt.

Mbi një milion prezervativë “qeveritarë” janë prodhuar special vetëm për Kampionatin Botëror, prej të cilëve rreth 160.000 do të shpërndahen nëpër hotelet e Cape Townit, ndërsa rreth 200.000 të tjerë do të shpërndahen në qendër të qytetit.

“Në secilën dhomë të hotelit do të jenë dy prezervativë për çdo ditë sa do të zgjasë kampionati”, tha Marriette du-Toit-Helmbold, zyrtare e turizmit në Cape Town. /Telegrafi/