LAJMI I FUNDIT:

Një re gjigante e pluhurit kapërdiu fshatin kinez

Një re gjigante e pluhurit kapërdiu fshatin kinez

Një re gjigante pluhuri si në filmat e Hollywoodit me katastrofa, kapërdiu një fshat të vogël në Kinën qendrore.

Banorët u fshehën nëpër shtëpi duke mbyllur dyert dhe dritaret derisa stuhia e pluhurit po vërshonte rajonin. Gjatë kësaj stuhie, rëra e pluhuri nxinë edhe diellin, ndërsa dita u shndërrua në natë. Dukshmëria ishte zvogëluar në më pak se 200 metra. Shpejtë fuqia e stuhisë u zvogëlua, ndërsa reja e pluhurit u lëshua ngadalë në tokë duke u hapur fshatarëve shumë punë për ta larguar pluhurin dhe rërën.

Rajoni Golmud, i prekur nga kjo stuhi pluhuri ka mbi 200.000 banorë. Edhe pse ky rajon nuk është ideal për jetë, dhjetëra mijëra njerëz janë vendosur aty dhe punojnë në liqenet e njelmëta. Megjithatë puna e mirë e ka një çmim. Çdo pranverë erëra të forta fryjnë nëpër shkretëtirë duke krijuar stuhi rëre, të cilat shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike, bllokojnë rrugët dhe rrisin numrin e sëmundjeve të mushkërive. /Telegrafi/