LAJMI I FUNDIT:

Nga Tajvani rreth botës me biçikletë

Nga Tajvani rreth botës me biçikletë

Piktori tajvanez, Wu Shih-chang (28 vjeç), u nis të martën në rrugëtimin dyvjeçar rreth botës.

Wu Shih-chang planifikon që me biçikletë të kalojë të gjithë kontinentet përveç Antarktikut. Ai do të përdorë anije ose aeroplanë vetëm kur duhet të kalojë oqeanet që ndajnë kontinentet.

Ai vetë ka kursyer rreth 8.000 dollar,ë të cilat ka planifikuar t’i shpenzojë gjatë rrugëtimit që i bie rreth tetë dollarë në ditë.

Ai tha se paratë për të janë problemi kryesor pasi nuk ka gjetur sponsor. Pengesë tjetër për të do të jenë ato shtete të cilat nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Tajvanin, ndërsa të tilla shtete në botë ka shumë. /Telegrafi/