LAJMI I FUNDIT:

Artisti krijoi skateboardin fluturues

Artisti krijoi skateboardin fluturues

Replika funksionale e skateboardit fluturues e Marty McFly nga filmi trilogji “Kthimi në ardhmëri” është vepër e artistit Nils Guadagnin.

Ky francez, me ndihmën e magneteve dhe laserëve, ka bërë ëndrrat realitet për shumë adhurues të filmit të dytë nga trilogjia duke dëshmuar se ata një ditë do ta kenë në dorë vërtetë një skateboard fluturues.

Laserët e instaluar në dërrasë ofrojnë stabilizimin, ndërsa lëvizjen ia mundësojnë magnetet. Për fat të keq, skateboardi fluturues qëndron në ajër derisa dikush të mos hip në të sepse nuk mund të durojë peshë të madhe. /Telegrafi/