LAJMI I FUNDIT:

I tha jo duhanit me një skulpturë gjigante rëre

I tha jo duhanit me një skulpturë gjigante rëre

Artisti i njohur indian i skulpturave të rërës, Sudarshan Patnaik, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër pirjes së duhanit, më 31 maj, në plazhin Puri të Orris punoi një skulpturë të madhe të titulluar “Duhani vret”, me të cilën ai dëshiroi tua tërheqë vëmendjen bashkëkombësve të tij se duhani dëmton shëndetin.

Ai përdori pesë tonelata rërë për këtë skulpturë me ngjyra të ndryshme, ndërsa atij dhe bashkëpunëtorëve iu nevojiten pesë orë për ta punuar këtë vepër artistike.

Dita Ndërkombëtare Kundër Pirjes së Duhanit shënohet prej vitit 1987. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si pasojë e pirjes së duhanit për çdo vit vdesin rreth 5.4 milionë njerëz në botë. /Telegrafi/