LAJMI I FUNDIT:

U dashuruan, lindën fëmijë dhe kuptuan se janë gjysmë vëlla e motër

U dashuruan, lindën fëmijë dhe kuptuan se janë gjysmë vëlla e motër

Një çift i ri u dashurua pas njohjes në një klub nate, filluan të jetojnë së bashku, madje lindën edhe një fëmijë, ndërsa më vonë kuptuan se janë gjysmë vëlla gjysmë motër. Këtë njohje të jashtëzakonshme e kuptuan pas analizave të ADN-së.

Të dy mbetën të shokuar dhe të tmerruar, por u betuan se do të mbesin bashkë dhe do të lindin më shumë fëmijë. Për ta fajtor është sistemi gjyqësor, i cili i kishte ndaluar ata që ta kuptojnë identitetin e tyre të vërtetë. Ai e zbuloi prejardhjen vetëm pas lindjes së fëmijës më gjysmë motrën.

Çifti në të njëzetat jeton në Leinster, ndërsa rrëfimin e tyre e bënë publike për të tërhequr vërejtjen e tjerëve që të mos gjenden para një situate të tillë. Ata vendosën të mbesin anonimë nga ndikimi që kjo mund të ketë në jetën e djalit të tyre dhe jetën që ata bëjnë, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/