LAJMI I FUNDIT:

Mbahet kampionati i striptiz pokerit

Mbahet kampionati i striptiz pokerit

Një grumbull lojtarësh gjysmëlakuriq të pokerit kishin pushtuar të premten Hamburgun në finalen e garës së madhe.

Lojtarët e pokerit më herët kishin luajtur për të arritur në finale në qytetet tjera të mëdha gjermane si Berlin, Dresden dhe Koeln, ndërsa 54 më të mirët treguan aftësitë e tyre në poker në finalen e madhe të organizuar në Hamburg.

Në këtë garë të drejtë pjesëmarrje kanë pasur edhe amatorët, ndërsa organizatorët janë shumë të kënaqur me vëmendjen që ka tërhequr kjo garë, sa që kanë ndërmend ta organizojnë në nivel ndërkombëtar.

Vendin e parë në këtë garë e fitoi Marcel Langkebel, ndërsa vendin e dytë e siguroi Jasmina Sun. /Telegrafi/