LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet “narko mbretëresha” kolumbiane

Arrestohet “narko mbretëresha” kolumbiane

Manekinia 31 vjeçare dhe ish-missi, Angie Sanclemente Valencia, është arrestuar në Argjentinë nën dyshimin se ka qenë organizatore e trafikimit të drogës.

Në aktakuzë thuhet se ajo ka rekrutuar manekine të reja për të trafikuar kokainë nga Argjentinë për në Cancun, e pastaj për në Evropë.

Fletarresti ishte lëshuar para pesë muajve kur gjatë një kontrolli rutinor një manekine 21 vjeçare ishte kapur me 55 kilogramë kokainë, duke u përpjekur të fluturonte nga Buenos Aires për në Cancun.

Policia pastaj zbuloi edhe pesë anëtare tjera të grupit kriminal, të cilat hetuesit i dërguan drejt e tek Angie, njëra prej manekineve më të njohura kolumbiane.


Avokati i saj, sipas mediave të huaja, thotë se ajo nuk ka dashur të dorëzohej nga frika se mund të sulmohej dhe dhunohej në burg. Ajo thotë se është e pafajshme. /Telegrafi/