LAJMI I FUNDIT:

Gruaja-gomë mund të futet në frigorifer!

Gruaja-gomë mund të futet në frigorifer!

Rusja Zlata (24 vjeçe), të cilën e quajnë edhe “Perëndesha e gomës”, mund ta fusë veten në frigorifer. Ajo tha se kishte zbuluar “talentin” e saj që në moshën 4 vjeçe.

Sot ajo stërvitet dy herë në javë. Ajo u bë edhe “muzë” e fotografit Nikita Zolotarev.

Së shpejti, më saktë më 3 qershor në Muzeun e Arteve Erotike në Paris pritet të hapet ekspozita me fotografitë e Zolotarevit.

Artistin e mahniti elasticiteti i trupit të ruses dhe tërë opusin e tij prej më shumë se 100.000 fotografive dhe qindra videove e ka bazuar në të.


Në muze do të ekspozohen vetëm 60 fotografi të Zlatas në poza të ndryshme. /Telegrafi/