LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçari pi 40 cigare në ditë

Dyvjeçari pi 40 cigare në ditë

Ardi Rizal për herë të parë ndezi cigaren kur ishte vetëm një vit e gjysmë. Babai i tij, Mohammedi (30 vjeç) një tregtar i peshkut, ia dha cigaren e parë, ndërsa Ardi tash është bërë i varur nga duhani.

Djaloshi nga Musi Banyuasin në Sumatra pëlqen vetëm një lloj cigaresh dhe për çdo ditë pi nga 40 cigare, që prindërve të tij i kushton 3.70 paund në ditë, në krahinën ku rroga mesatare është vetëm 69 paund.

Dyvjeçari që tash peshon gati 26 kilogramë dhe nuk është në gjendje të vrapojë e të luajë me bashkëmoshatarët e vet. Tërë ditën shëtitet me biçikletë dhe i pëlqen të lëshojë shtëllunga tymi nga cigaret.

Nëna e djaloshit Diana, e cila u përpoq ta bindë të birin ta lë duhanin thotë: “Është i varur nga duhani. Nëse nuk pi duhan, bëhet nervoz, fillon të bërtasë dhe ta godasë murin me kokë. Thotë se nuk ndihet mirë dhe ka marramendje”.


Autoritetet në këtë rajon i premtuan prindërve se do tua blejnë një automobil nëse ia mbushin mendjen djalit të tyre ta lë duhanin, por babai i tij thotë “mua më duket se nuk është asgjë e rrezikshme, se di pse po ë bëjnë problem këtë punë”. /Telegrafi/