LAJMI I FUNDIT:

101 mënyra si ta përdorni fustanin e nusërisë së ish bashkëshortes

101 mënyra si ta përdorni fustanin e nusërisë së ish bashkëshortes

I dëshpëruari Kevin Cotter nga shteti i Arizonës në SHBA vendosi t’i hakmerrej ish bashkëshortes së tij, e cila e braktisi pas 12 vitesh martesë, duke treguar në internet 101 mënyra si ta përdorë fustanin e nusërisë së saj.

Ajo vendosi të largohet nga banesa dhe t’i marrë me vete gjërat e saj personale, duke lënë vetëm fustanin e nusërisë. Pasi i tha ish gruas se kishte harruar fustanin e bardhë, ajo iu përgjigj se nuk dëshiron ta marrë atë, dhe me të mund të bëjë çfarë të dëshirojë.

Pas katër muajsh, Cotterit i lindi një ide. Ai krijoi faqen e internet “myexwifesweddingdress.com” në të cilin ai prezantoi 101 mënyra si ta përdorni fustanin e nusërisë.

Ai përdori fustanin e bardhë të mëndafshtë si shtrojë derisa bënte joga, litar për kërcim, si shtrojë për ta mbrojtur dyshemenë derisa rregullonte gjëra në banesë, si mbajtëse e pemës së Krishtlindjeve, lau enët me të… Me këtë akt ai u bë sensacion në internet, bile ishte edhe mysafir në TV shoun amerikane “Inside Edition”.


“Kjo për mua është një lloj terapie”, tha ai. Ish bashkëshortja e tij, me të cilën ka një djalë shtatë vjeçar dhe një vajzë nëntëvjeçare, u largua prej tij vitin e kaluar me arsyetimin se ka dëshirë të jetojë re vetme, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/