LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklisti lakuriq godet automobilin e policisë

Motoçiklisti lakuriq godet automobilin e policisë

Një aksident pa lidhje por edhe interesant ndodhi ku tjetër pos në SHBA, ku njerëzit se kanë problem ta ekspozojnë lakuriqësinë e tyre haptas.

Njëri prej tyre ishte edhe motoçiklisti 35 vjeçar i cili vendosi që lakuriq të shëtiste nëpër qytetin e Arkansasit në SHBA. Shpejtë atë e pa policia dhe u vu në ndjekje të tij. Por ndjekja përfundoi kur motoçiklisti i paturp u përplas në një automobil tjetër të policisë duke dëmtuar të dyja automjetet.

Natyrisht, atë e pret dënimi me burg jo pse kishte vozitur lakuriq, por që shkaktoi aksident trafiku. Aksidenti ka mundur të përfundojë edhe më keq.

Dëshmitarët e rastit tërë kohën u kënaqën me pamjen e motoçiklistit lakuriq. /Telegrafi/