LAJMI I FUNDIT:

Kinezi ‘ringjallja’ e Michael Jacksonit

Kinezi ‘ringjallja’ e Michael Jacksonit

“Edhe para se të lindja kam vallëzuar në barkun e nënës”, thotë djaloshi Xiao Bao (5 vjeçar) nga Kina.

Kishte lindur para kohe dhe mjekët ui thanë prindërve se ai duhet të merret me aktivitete fizike për të forcuar muskujt. Pasi ishte shumë i dobët për t’u stërvitur, prindërit shpresuan se ai të paktën do të mund të lëvizë me muzikë.

Megjithatë, Xiao i vogël, vetëm për disa muaj dëshmoi se di të kënaqet me muzikën, ndërsa prindërit shumë shpejtë zbuluan se kjo është mënyra e mirë për ta qetësuar nëse ai fillon të qanë.

Familja e Xiaos shpenzon rreth 200 euro në muaj për orët e tij të vallëzimit dhe veshjet për t’i ngjarë sa më shumë yllit të ndjerë të popit Michael Jackson. Xia thotë se ka dëshirë që një ditë të bëhet i famshëm, ndërsa ai tashmë ka marrë pjesë në disa emisione televizive në Amerikë. /Telegrafi/