LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet një testues birrash

Kërkohet një testues birrash

Profesioni i vjetër qindravjeçar – testues i birrave angleze – përsëri u paraqit në bursën e punës në Londër, e cila e përshkruan si punën më të mirë në botë.

Konkursi në të cilin kërkohet një vullnetar i cili do të “shijojë” kualitetin e birrave nëpër pubet e Londrës është publikuar nga bursa “Spitalfields” e themeluar më 1683.

Malcom Ball, shefi i firmës e cila udhëheq bursën e punësimit, ka ftuar të gjithë të interesuarit të paraqiten për punë. Kandidati potencial duhet të provojë shijet e ndryshme të birrave nëpër pubet e Londrës.

Shefi tha se kandidati fitues duhet të tregojë shkathtësi në identifikimin e birrave lokale, rajonale, nacional dhe ndërkombëtare deh duhet të jetë i përkushtuar për punë. /Telegrafi/