LAJMI I FUNDIT:

Filloi shitja e cigareve pa tym

Filloi shitja e cigareve pa tym

Prodhuesi i cigareve “Japan Tobacco” filloi këtë javë të shet cigaret “Zerostyle Mint” të cilat nuk kanë tym, shkruan gazeta “Telegraph”.

Cigaret janë të ngjashme me ato të vërtetat, ndërsa përdoruesit e ardhshëm të këtij prodhimi me një lloj kamishi mund të konsumojnë duhan të përzier me aromën e mentës.

Cigaret pa tym nuk shpërndajnë erën e duhanit dhe mund të përdoren edhe në objektet ku duhani është i ndaluar. Kompania shpreson se prodhimi i ri do të blihet nga njerëzit të cilët pinë duhan, por nuk dëshirojnë që t’i pengojnë atyre që nuk e pinë duhanin.

“Shumica e japonezëve konsumon duhan, ndërsa kërkimi për prodhimet të cilat mund të përdoren, e të mos rrezikojnë ambientin është në rritje”, thuhet në deklaratën e kompanisë. Një cigare është paraparë të zgjasë gjysmë ose një ditë. Pakoja me katër cigare pa tym pritet të kushtojë 3.5 euro. /Telegrafi/