LAJMI I FUNDIT:

Kinezi për drekë ha poçe elektrike

Kinezi për drekë ha poçe elektrike

Pesëdhjetëvjeçari Wang Xinjaun thotë se gjatë jetës së tij ka ngrënë më shumë se 15.000 poçe elektrike, pasi një ditë i kishte pëlqyer shumë shija e xhamave të thyer.

“Rastësisht e kam kapërdirë një halë të trashë peshku dhe nuk më ndodhi asgjë. Pastaj nga kureshtja kam provuar të ha xham të thyer dhe asgjë nuk më ndodhi”, thotë Wang Xianjun.

Ai filloi të hajë xhama të thyer sepse thotë se është “ushqyese dhe e shijshme”, deklaroi grykësi i pazakontë për gazetën Metro.

“Nuk i ha çdo ditë, por kohë pas kohë më pëlqen t’i ha. Poçet i ha vetëm për drekë dhe më së shumti një në ditë”, thotë ai


Familjarët thonë se e kanë dërguar te mjeku për ta kontrolluar për shkak të dietës së tij të pazakontë, por duket se ajo ditë nuk ka efekte negative në shëndetin e Wangit. /Telegrafi/