LAJMI I FUNDIT:

Tupanxhiu trevjeçar është bërë yll

Tupanxhiu trevjeçar është bërë yll

Trevjeçari Howard Wong nuk është aspak një fëmijë mesatar. Ai në të vërtetë është rokeri më i ri videoja e të cilit duke i rënë tupanëve ka mahnitur shikuesit në YouTube.

Shkathtësitë e tij prindërit i vërejtën kur ai ishte vetëm 18 muajsh. Me kalimin e kohës ai u bë një tupanxhi i përkryer, ndërsa videoja e cila është parë nga më shumë se 3.700.000 njerëz me kapelën e Babadimrit e këtij fëmije gjeni, tregon talentin e tij të jashtëzakonshëm gjatë performansës së tij në Penang të Malajzisë. /Telegrafi/