LAJMI I FUNDIT:

Do të ecë 60 ditë në tel për ta thyer rekordin

Do të ecë 60 ditë në tel për ta thyer rekordin

Kinezi Adili Wuxor do të përpiqet të futet në librin e rekordeve Guinness duke ecur nëpër tel mbi arenën e famshme Çerdhja e Zogut në Pekin. Adili për çdo ditë do të ecë nëpër telin e çelikut të trashë 3.3 cm nga pesë orë dhe do t’i kalojë 20 kilometra pa kurrfarë masa sigurie.

Nganjëherë ai ecë nëpër tel me duar dhe ecë me sy të mbyllur për të tërhequr më shumë publik. Në pauza ai do të qëndrojë në shtëpizë e punuar në kulmin e arenës e cila është ndërtuar vetëm për të.

Bashkëshortja e tij Guli është përkrahja e tij më e madhe dhe çdo ditë i dërgon ujë dhe ushqime.

Ai e filloi këtë sfidë më 3 maj ndërsa për ta bërë një vend në librin e rekordeve duhet të “qëndrojë në tel” 60 ditë. /Telegrafi/