LAJMI I FUNDIT:

Australiania, personi më i ri që lundroi rreth botës

Australiania, personi më i ri që lundroi rreth botës

Tinejxherja australiane, e cila kaloi shtatë muaj në det, është bërë personi më i ri në botë që e vetme gjatë gjithë kohës pa ndihmën e askujt, ka lundruar rreth botës.

Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Jessica Watson zbarkoi të shtunën në portin e Sydneyt pasi që kaloi 23.000 milje nautike.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në port për ta përshëndetur rekorderin, e cila lundroi me anijen e saj, ndërsa kur hodhi hapin e parë në tokë në afërsi të operës në Sydney, kjo ishte hera e parë që Watson po shkelte në tokë pas 210 ditësh të kaluara në det.
Watson në det luftoi me valët 12 metra të larta dhe shumë vështirësi serioze gjatë lundrimit nëpër Paqësorin jugor dhe përmes Ekuadorit, në jug të Cape Horn krejt në maje të Afrikës së Jugut, përmes Oqeanit Atlantik deri në Afrikën e Jugut, duke kaluar oqeanin Indian dhe duke kaluar përreth Australisë jugore. /Telegrafi/