LAJMI I FUNDIT:

Shpëtojeni martesën me jorganin e ri

Shpëtojeni martesën me jorganin e ri

“Jorgani për martesë më të lumtur” sipas firmës e cila e prodhon, shpejt thithë erërat e pakëndshme, ndërsa reklama për të është bërë hit në YouTube.

Shpikësi Francis Bibbo nga Denveri i SHBA-ve para 15 viteve kishte zbuluar një material i cili sot përdoret nga ushtarakët si armë kimike, por vetëm tash u përdor në formën e jorganit për martesë të lumtur.

Secili që ka një bashkëshort i cili lëshon gazra natën derisa flenë, me siguri të paktën një herë në jetën e tij ka ëndërruar një jorgan të tillë.

Por nuk është vetëm prodhimi interesant, është edhe reklama, të cilën deri më tash e kanë parë mbi një milion njerëz në YouTube.


Jorgani kushton rreth 50 euro, ndërsa prodhuesi e reklamon si dhuratë të përkryer për dasmë dhe përvjetor të martesës. /Telegrafi/