LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti britanik nga pemët dhe perimet

Parlamenti britanik nga pemët dhe perimet

Carl Warner ka zgjedhur një material të pazakontë prej të cilit ai krijon veprat e tij artistike. Artisti, veprat e tij i punon kryesisht prej ushqimeve.

Vepra e tij e fundit janë ndërtesat e qeverisë dhe Buckingham Palace të punuara nga pemët dhe perimet, e cila në qershor do të ekspozohet në festivalin e luleve në Court Palace të Hemptonit.

Fotografi Warner nga ushqimi ka ndërtuar Parlamentin e Britanisë, Katedralen e Shën Palit, Tower Bridge si dhe rrokaqiellin e njohur Gherkin.

Fotografitë e tij të peizazheve me ushqime janë të njohura që më herët dhe tashmë kanë shëtitur botën, ndërsa me mjetet më të reja ushqyese ka zbukuruar edhe pallatin mbretëror britanik. /Telegrafi/