LAJMI I FUNDIT:

Çorapet e përkryera për burrat

Çorapet e përkryera për burrat

Shkencëtarët zviceran shpikën çorapet prototip me fije speciale leshi dhe metali, të cilat mund të mbathen dy javë pa u larë fare, ndërsa këta çorape janë dizajnuar special për ushtarët.

Fijet e posaçme të çorapeve ulin shkallën e djersitjes në fund të gishtave të këmbës dhe në thembër si dhe absorbojnë mirë djersën dhe erën e keqe të çorapeve.

Zyrtarë të laboratorit EMPA njoftuan se çorapet “frymojnë” dhe nuk thithin lagështinë dhe as erën.

Çorapet janë testuar në 60 ushtarë të cilët ndërmjet tri llojeve si më të përshtatshmit i zgjodhën ata nga laboratori EMPA. /Telegrafi/