LAJMI I FUNDIT:

Pas 960 tentimeve kaloi testin e vozitjes

Pas 960 tentimeve kaloi testin e vozitjes

Një plakë nga Koreja e Jugut, pas 960 përpjekjeve për ta kaluar testin e vozitjes, më në fund fitoi të drejtën për patentë shofer.

Cha Sa-soon (69 vjeçare) kaloi testin praktik të provimit pas dhjetë tentimeve. Problemi kryesor për të ishte teksti me shkrim. Testin me shkrim Cha e përsëriti qindra herë prej prillit të vitit 2005.

Tash ajo është gati ta blejë një automobil, ndërsa planifikon ndonjë automobil mesatar, i cili do t’i mundësojë ta vizitojë djalin dhe vajzën, si dhe t’i transportojë perimet të cilat i kultivon për në Pazar, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Zyrtarët e qyteti Jenju, 210 km në jug të Seulit, nuk komentuan këtë të arritur të jashtëzakonshme të plakës e cila mbërriti në faqet e gazetave botërore. /Telegrafi/