LAJMI I FUNDIT:

Çifti amerikan fitoi në lotari 266 milionë dollarë

Çifti amerikan fitoi në lotari 266 milionë dollarë

Fituesit fatlumë Jackie dhe Gilbert Cisneros, të cilët fituan 266 milionë dollarë në lotarinë amerikane, deklaruan se jeta e tyre nuk do të ndryshojë shumë, njoftoi rrjeti televiziv amerikan NBC.

Jackie dhe Gilbert do t’i bashkohen listës së gjatë të milionerëve nga Kalifornia, pasi që të martën në mbrëmje fituan Jack-potin në lojën “Mega Millions”, e cila organizohet në 38 shtete amerikane.

Gilbert kohë më parë mbeti pa punë ndërsa Jackie e cila punon si gazetare për NBC-në deklaroi se me këto para të fituara jeta e saj nuk do të ndryshojë shumë, dhe se do të jetë e arsyeshme në shpenzimin e parave.

Jackie tha se nuk e ka ndërmend ta ndalë punën. “Natyrisht do të blejmë një shtëpi, e tërë bota ëndërron që një ditë ta ketë një shtëpi të veten. Punoj që 14 vite dhe nuk më shkon ndërmend ta lë punën”, tha ajo.


Shuma e fituar është e teta më e madhja në këtë lotari, të fituara deri më tash. Shanset për ta fituar jak-potin janë 1:175.711.536, thonë zyrtarët e lotarisë. /Telegrafi/