LAJMI I FUNDIT:

Policia braziliane kap automatikë dhe revole të arit

Policia braziliane kap automatikë dhe revole të arit

Gjatë një kontrolli të madh të policisë, në një bodrum janë zbuluar 31 revole të zbukuruara me diamante dhe të praruara, të cilat i takonin një bosi të një karteli droge. Armët ishin të zbukuruara me diamante dhe ishin të gravuara me emrin “Lobo Valencia”.

Në bodrumin e ndërtesës Zapopan janë zbuluar edhe katër armë automatike, 700 karikatorë, 200 gramë marihuanë, stoli ari dhe dokumente me emrin e Oscar Orlando Nave Valencia.

Pas kontrollit të detajuar, policia organizoi edhe një konferencë për gazetarë, në të cilën janë ekspozuar armët e kapura. Në konferencën për gazetarë ishte dërguar edhe vetë Valencia së bashku me anëtarët e tjerë të grupit famëkeq “Cartel de Los Valencia”. /Telegrafi/