LAJMI I FUNDIT:

Arritën shalqinjtë katrorë

Arritën shalqinjtë katrorë

Para njëzet vjetësh një fermer japonez nga ishulli Shikokua u përpoq të rrisë shalqinj katrorë dhe ia arriti qëllimit. Përveç se u bë i famshëm në botë, shalqinjtë e tij u plasuan mirë në treg. Janë praktikë për bartje, ruajte dhe janë krejtësisht natyror.

Këta shalqinj, janë praktikë si për transport ashtu edhe për t’i ruajtur në frigorifer, ndërsa kushtojnë deri në dy ose tri herë më shtrenjtë se shalqinjtë normal, më saktë, çmimi i tyre sillet mesatarisht rreth 75 dollarë e më shumë.

Edhe pse kanë formë të pazakontë, nuk janë prodhim i inxhinieringut gjenetik. Para një jave, shalqinjtë japonez arriti në Amerikë dhe menjëherë gjetën myshterinjtë. /Telegrafi/