LAJMI I FUNDIT:

Në vend të arkivolit, trupi i të riut ekspozohet në motoçikletë

Në vend të arkivolit, trupi i të riut ekspozohet në motoçikletë

David Morales Colon vdiq javën e kaluar gjatë një shkëmbim zjarri në Puerto Rico. Por në vend që të riut t’i organizohej një varrim i zakonshëm, familja e tij vendosi ta ekspozojë trupin e tij të pajetë në motoçikletë.

I veshur me tuta, syze dielli dhe kapelë në kokë, në pozë motoristi, kufoma është ekspozuar në ceremoninë e varrimit ka habitur të gjithë që erdhën t’i thonë lamtumirën e fundit djaloshit të vdekur.

Kufoma e tij është vendosur në një motoçikletë Honda, të cilën ia dhuroi xhaxhai i tij të cilin i ndjeri e adhuronte. /Telegrafi/