LAJMI I FUNDIT:

Ketri mbron shokun me trupin e vet nga korbat

Ketri mbron shokun me trupin e vet nga korbat

Videoja e ketrit sypatrembur, i cili përpiqet ta mbrojë trupin pa jetë të mikut të tij të shtrirë në rrugë, është njëra nga videot më të shikuara së fundmi në YouTube.

Besimi ndërmjet kafshëve është një gjë e njohur. As ketrat nuk bëjnë përjashtim, por kjo video është dëshmia më e mirë e këtij besimi.

Ketri i vogël luftoi trimërisht kundër korbave, të cilët përpiqeshin ta shqyenin trupin e ketrit tjetër të ngordhur në rrugë. /Telegrafi/