LAJMI I FUNDIT:

Revista me parapagim ofron shërbime të zhigolos

Revista me parapagim ofron shërbime të zhigolos

Revista e përmuajshme holandeze “Linda” ka shpikur një formë të re të pazakontë për t’i tërhequr lexueset me parapagim. Secila femër e cila paguan parapagimin mujor, mund të jetë klient potenciale e zhigolos të cilin kjo revistë e ofron falas për to.

Diku 25 parapaguese të zgjedhura do të kenë rastin t’i shfrytëzojnë shërbimet e dashnorit i cili paguhet me orë. Derisa në shumicën e shteteve një akt i tillë është i dënueshëm, holandezët nuk mërziten fort, bile edhe as për akuzat se po promovojnë prostitucionin.

“Tema e numrit është tradhtia. Me këtë promovim kemi dashur të thyejmë tabutë për femrat të cilat paguajnë për seks. Pse është normale që një burrë t’i vizitojë prostitutat, ndërsa femrat ndalohen ta bëjnë një gjë të tillë?” pyet kryeredaktorja e revistës. /Telegrafi/