LAJMI I FUNDIT:

Në Indi hit këpucët me imazhin e Bin Ladenit

Në Indi hit këpucët me imazhin e Bin Ladenit

Këpucët me personazhin e Osama Bin Ladenit janë bërë hit i madh në Indi. Ato janë këpucë shumë të përshtatshme dhe të lira kështu që u bënë edhe të popullarizuara, sidomos tek të rinjtë.

Shumë qytetarë të Allahabadit po blejnë këpucët me imazhin e njeriut më të kërkuar në botë, Osama Bin Laden.

Njëri prej blerësve të kënaqur të këtyre këpucëve është edhe 21 vjeçari Praveen Kumar, i cili sqaroi se pse është kënaqësi t’i mbathësh ato këpucë. “Më duket sikur personi më i urryer në botë është nën këmbët e mia”, tha ai. /Telegrafi/