LAJMI I FUNDIT:

Lind fëmija me peshë 6.3 kg

Lind fëmija me peshë 6.3 kg

Harry Crossland është njëri prej fëmijëve më të rëndë të porsalindur. Fëmija britanik kur erdhi në këtë botë peshonte 6.3 kilogramë, dhe për këtë arsye prindërit e tij, por edhe personeli i spitalit mbetën të habitur.

Prindërit Sharon Needham dhe Paul Crossland ishin përgatitur një kohë të gjatë për ditën e madhe. Ata kishin blerë veshjet për djalin e tyre, por kur Harry i vogël erdhi në këtë botë u detyruan t’i gjuajnë veshjet dhe t’i blejnë për dy numra më të mëdhenj.

“Mbetëm të habitur. Kam menduar se ma kanë ndërruar fëmijën”, tha nëna e bebes bullafiqe. “Motrat medicinale po ashtu u shokuan. Thanë se djali im është bebja më e madhe që ka lindur ndonjëherë në atë spital. Kur shkuam në dhomën ku gjendej djali im njerëzit nuk mund të besonin se ai është vetëm një foshnje e porsalindur. Shumica mendonin se bebja ime ka të veshur numër të madh të rrobave ose ndoshta e ka vendin në pediatri”, tha Sharon Needham për gazetën “Daily Mail”.

Fëmija më i rëndë që ka arritur të mbijetojnë është lindur në Itali më 1955, ndërsa peshonte 10.2 kilogramë. /Telegrafi/