LAJMI I FUNDIT:

Fshirja e prapanicës me flamurin francez dënohet me ligj

Fshirja e prapanicës me flamurin francez dënohet me ligj

Fotografia e njeriut, i cili fshin prapanicën me flamurin francez, ka zemëruar tërë Francën dhe ka detyruar ministren franceze të Drejtësisë të kërkonte që njeriu në fotografi të ndiqet penalisht.

Fotografia ka shkaktuar zemërim, pasi muajin e kaluar u botua në gazetën nacionale “Metro”, e cila shpërndahet falas, madje ka fituar edhe në garën e një librarie multimediale në Nicë në kategorinë e fotografisë së “paangazhuar politikisht”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë deklaroi se ministrja Michele Alliot-Marie kërkon që të iniciohet procedurë gjyqësore kundër “këtij akti të papranueshëm”.

Gazeta “Metro” e cila ka publikuar fotografinë, mbrohet se fotografia ka qenë e lidhur me një ngjarje lokale, derisa libraria e cila ndau shpërblimin për këtë fotografi, sqaron se fotografia është tërhequr pas padisë.


Në Francë keqpërdorimi i flamurit ose himnit nacional gjatë ngjarjeve të organizuara publike cilësohet si shkelje edhe pse avokati shtetëror i Nices, Eric de Mongolfier, tha se bazuar në ligjet në fuqi ky akt nuk paraqet shkelje pasi fotografia është publikuar “në frymën kreative”. /Telegrafi/