LAJMI I FUNDIT:

Llaptopi piku prej qielli, për pak sa nuk goditi djaloshin

Llaptopi piku prej qielli, për pak sa nuk goditi djaloshin

Gjatë një pikniku me skarë me familjen e tij në St. Cloud të Minnesotas, djaloshi 10 vjeçar Grayson Peterk për pak i shpëtoi vdekjes së sigurt nga rënia e një llaptopi, i cili piku nga qielli.

Grayson ishte duke u kënaqur në piknik me familjen kur papritmas ra një llaptop nga qielli para këmbëve të tij. Dyshohet se llapotpi ra nga helikopteri i ndihmës së shpejtë, pasi dikush nga personeli gabimisht e kishte lënë në helikopter.

Grayson e dëgjoi helikopterin pasi ai fluturoi shumë ulët dhe duke bërë një manovër në ajër llaptopi më në fund rrëshqiti dhe fluturoi drejt familjes e cila po kënaqej në ditën e bukur me diell.

Spitali i St. Cloudit ka filluar një hetim për të zbuluar se kush është përgjegjës për këtë aksident. /Telegrafi/