LAJMI I FUNDIT:

Gjeli ndërroi gjininë

Gjeli ndërroi gjininë

Shkencëtarët po vëzhgojnë gjelin i cili ndërroi gjininë pasi që dhelpra ishte futur në kotecin e tij dhe i kishte mbytur të gjitha pulat. Gjeli Gianni pasi mbeti vetëm filloi të bëjë vezë dhe të kujdesej për to.

Gianni e filloi “karrierën” e tij si gjel me gjak të pastër në një fermë të Toskanës, por pas sulmit traumatik të dhelprës në kotec, ndryshoi edhe fati i tij.

Filloi të bëjë vezë dhe të bie klloçkë, për të përmirësuar popullimin e pulave.

Shkencëtarët nga organizata e OKB-së për femra dhe bujqësi po analizojnë ADN-në e tij për të mësuar se çfarë e shtyu gjelin ta bëjë këtë ndryshim.


“Ndoshta është gjeni i mbijetesës i cili paraqitet tek disa specie primitive. Pa asnjë femër përreth të ardhmen mund ta sigurojë vetëm nëse bëhet femër”, thonë shkencëtarët. /Telegrafi/