LAJMI I FUNDIT:

Në garazh shpiku motorin që punon me ujë

Në garazh shpiku motorin që punon me ujë

Amerikani Timmy Kline ka shpikur motorin i cili punon kryesisht me ujë. Kjo shpikje mund ta ndryshojë botën siç e njohim ne sot, dhe ta shpëtojë njeriun nga varshmëria prej naftës.

Timmy Kline ka patentuar motorin i cili, siç thuhet, me ndihmën e elektrolizës së thjeshtë ndanë ujin (H2O) në atome të veçanta të Hidrogjenit (H) dhe Oksigjenit (O) dhe pastaj me oksidimin e hidrogjenit krijon sasi të mëdha të energjisë, njoftoi rrjeti televiziv amerikan “Fox News”.

Shpikja, e cila deri kohë më parë ishte pjesë e shkencës-fantastike, ka rrëmbyer edhe imagjinatën e autoriteteve amerikane dhe prodhuesve të mëdhenj të automjeteve të cilët kanë filluar negocitatat për të nënshkruar kontratë me zotin Kline. /Telegrafi/