LAJMI I FUNDIT:

Me orë nuk i punoi zemra: Gjyshja më ktheu në jetë

Me orë nuk i punoi zemra: Gjyshja më ktheu në jetë

Vogëlushi Paul Eicke (3 vjeç) nga Berlini thotë se ka parë gjyshen e tij të vdekur në parajsë pasi që kishte rënë në liqe dhe tri orë mbeti klinikisht i vdekur. Djaloshi ishte në pronën e gjyshit të tij kur ra në liqe dhe qëndroi disa minuta nën ujë duke iu ndalur edhe zemra.

Gjyshi e nxori nga uji, ndërsa babai i tij i bëri frymëmarrje artificiale dhe masazh në zemër për 10 minuta, derisa nuk erdhi helikopteri i spitalit. Në spital nuk mundën ta ngjallin edhe disa orë, në momentin kur të gjithë hoqën dorë zemra e tij filloi të rrahë.

“Kurrë nuk kam përjetuar një gjë të tillë. Zakonisht fëmijët nuk mund të qëndrojnë më shumë se një minutë nën ujë. Ky është një rast i pazakontë”, tha mjeku Lothar Schweigerer, i cili punon në klinikën “Helios”. Djaloshi rrëfeu më vonë se derisa ishte pa vetëdije, kishte parë gjyshen Emm,a e cila e kishte kthyer nga parajsa për te prindërit.

“Kishte shumë dritë, ndërsa unë fluturoja. Erdha deri te dera, ndërsa gjyshja ishte në anën tjetër. Më pyeti se çfarë po bëja aty dhe më tha se duhet të kthehem te mami e babi dhe se ajo do të më presë në të njëjtin vend. E dija që jam në parajsë, por gjyshja më tha se duhet të kthehem në shtëpi dhe atë shumë shpejtë. Parajsa është e bukur, por më vjen mirë që jam sërish me mamin e babin”, tha Paul për gazetën gjermane Bild.


Përkundër faktit se zemra nuk i kishte rrahur për një kohë të gjatë, djaloshi nuk ka pësuar kurrfarë dëme shëndetësore.

“Në karrierën time 30 vjeçare skam parë kurrë një gjë të tillë. Kjo na dëshmon se kurrë nuk duhet dorëzuar”, tha Schweigerer. /Telegrafi/