LAJMI I FUNDIT:

Kinezja në kërkim të rekordit për këmbën më të madhe

Kinezja në kërkim të rekordit për këmbën më të madhe

Kinezja Shen Xiaojing për 21 vjet të jetës së saj varet nga nëna, e cila ia dizajnon këpucët. Ngadalë duke hyrë në moshën kur po bëhet gati për tu martuar, Shen ka problem për ta gjetur një burrë, i cili do ta pranonte me këmbët e saj gjigante.

Me shputat e gjata 30 centimetra ajo është kandidate e mirë për tu regjistruar në librin e rekordeve Guinness. Gishtin e madh në këmbën e djathtë e ka 7.5 cm, që është sa mesatarja e këmbës së një fëmije të porsalindur.

Shen ëndërron që me këmbët e saj të gjata ta shkel tërë botën, ndërsa për ta arritur këtë do t’i ndihmonte me siguri titulli i Guinnessit! /Telegrafi/