LAJMI I FUNDIT:

Instituti gjerman hap shkollë për gladiatorë

Instituti gjerman hap shkollë për gladiatorë

Njëzet studentë për një muaj, 24 orë në ditë, do të jetojnë, hanë dhe stërviten si gladiatorët romakë të shekullit të parë. Ndërsa pas përfundimit të “shkollimit” ata do të performojnë luftërat e gladiatorëve.

“Për gladiatorët gati se nuk dimë asgjë”, thotë profesori i katedrës së institutit për periudhën e antikës Josef Loeffl, duke shtuar se personazhet nga filmat “Ben Hur” dhe “Gladiator” janë përplot mite dhe klishe.

Loeffl dhe bashkëpunëtorët e tij kështu dëshirojnë të shohin nëse djemtë e shekullit 21 munden të shndërrohen në gladiatorë.

Sfida nuk është fare e lehtë. Studentët nuk do të lejohen të hanë pica, hamburgerë ose patate të skuqura. Në meny ata do të kenë ushqim gladiatorësh – fasule dhe pemë.


Pas stërvitjeve gladiatorët e rinj do të dëshmojnë se çfarë kanë mësuar para publikut në parkun arkeologjik Carantunam në Austri. /Telegrafi/