LAJMI I FUNDIT:

Kinezet dënohen pse kënduan ‘playback’

Kinezet dënohen pse kënduan ‘playback’

Dy këngëtare të reja kineze janë dënuar me 50.000 juan (rreth 5.400 euro) pasi kënduan ‘playback’, akt i ndaluar me ligj në Kinë pas skandalit në hapjen e Lojërave Olimpike në Pekin më 2008.

Dy këngëtarët pak të njohura janë kapur në vitin 2009 duke kënduar ‘playback’ në një koncert në qytetin Chengdu, në jugperëndim të vendit, deklaroi agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Skandali i këndimit ‘playback’, shpërtheu në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Pekin. Organizatorët e manifestimit u kritikuan ashpër nga mediat dhe në internet, pasi u zbulua se një vajzë nëntëvjeçare këndoi ‘playback’ në ceremoninë e hapjes së Lojërave, për ta zëvendësuar vajzën e cila interpretoi vërtetë këngën, por nuk iu lejua të dalë publikisht pasi sipas organizatorëve nuk ishte e bukur sa duhet. /Telegrafi/