LAJMI I FUNDIT:

Japonezët shpikën veshjet “Robocop”

Japonezët shpikën veshjet “Robocop”

Shkencëtarët japonezë shpikën veshjet të cilat mund t’i ndihmojnë njeriut ta bëjnë më të fortë si Robocop ose Iron Man.

Veshjet janë të punuara nga metali dhe plastika dhe posedojnë tetë elektromotorë të cilët rrisin fuqinë në këmbë dhe duar. Sensorët mund të detektojnë dhe reagojnë në komandat duke njohur zërin e njeriut.

Profesori Shigeki Toyama dhe ekipi i tij këtë përgatitje të rëndësishme e shpikën në Universitetin e Bujqësisë dhe Teknologjisë në Tokio. Ata planifikojnë të themelojnë kompaninë e cila prodhimet futuristike do të fillojë t’i prodhojë sivjet.

Kjo shpikja zvogëlon lodhjen fizike deri në 62 për qind. Robotët ka kohë që janë angazhuar në industrinë e rëndë në Japoni, mirëpo ky zbulim mund t’ua lehtësojë punën punëtorëve dhe të zvogëlojë lodhjen fizike.


E krijuar për 15 vjet punë, “veshja Robocop” do të del në shitje në tregun japonez më 2012 dhe pritet të kushtojë prej nëntë deri në 10 mijë euro. /Telegrafi/