LAJMI I FUNDIT:

Kur burrat vrapojnë me taka

Kur burrat vrapojnë me taka

Në qytetin australian të Melbourneit është mbajtur gara e burrave me taka dhe veshje femrash, me dëshirën për tu regjistruar në librin e rekordeve Guinness në kategorinë “Më së shumti njerëz në garë me take të larta”.

Pas garës së transvestitëve në taka në Sydney, është mbajtur edhe një garë në Melborune.
Burrat e veshur me veshje grash, vrapuan me këpucët me taka për më shumë se 80 metra dhe një pjesë e mirë e tyre nuk arriti në finish.

Në përpjekje për të thyer rekordin dhe për të hyrë në librin e Guinnessit, shumica prej tyre përfunduan me lëndime të lehta. Edhe pse u përpoqën “burrërisht”, nuk arritën të thyejnë rekordin, por mblodhën një shumë parash për luftë kundër kancerit. /Telegrafi/