LAJMI I FUNDIT:

Japonezët lëshohen me trungje tatëpjetë kodrës

Japonezët lëshohen me trungje tatëpjetë kodrës

Trimëria ndoshta nuk është fjala e duhur për të përshkruar japonezët, të cilët me trungjet e drunjve lëshohen nëpër një tatëpjete të rrezikshme. Kjo më shumë mund të quhet budallallëk, pasi që ky “sport” është shumë i rrezikshëm.

Gjatë ceremonisë së titulluar “Ki-otoshi” qindra japonezë marrin pjesë në garën interesante sportive. Ata lëshohen teposhtë mbi një trung të prerë druri, të lidhur me litarë me ndihmën e të cilëve e dërgojnë trungun drejt cakut.

“Gjithmonë dikush lëndohet. Unë kam rënë nga trungu dhe kam thyer brinjët kur e provova për herë të parë këtë sport”, thotë ish kuzhinieri 60 vjeçar Kazauku Miyasaka.

Lëshimi me trungje mbahet gjatë festivalit Onbashiri, i cili festohet që 1200 vjet. Festivali mbahet në çdo gjashtë vjet në afërsi të liqenit Suwa në Nagan, ndërsa zgjatë nga prilli deri në maj. /Telegrafi/